Italia demolon Maqedoninë, Kieza shënon dy gola

Pas matjes së forcave fillestare, Italia hapi rezultatin në minutën e 16-të, kur krosimi në zonë, në shtyllën e dytë, I pambuluar fare, me kokë shënoi Mateo Darmian për 1-0. Pak më vonë vendasit shënojnë edhe golin e dytë, përmes Raspadorit, mirëpo u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Në vazhdim , erdhi edhe penaltia për Italinë, të cilën e ekzekutoi Zhorzhinjo, por në nivel tregohet të jetë portieri Dimitrievski që ndalon tentimin në vijën fundore.
Në vazhdim Kieza pas një rrëmuje në zonë, goditi ashpërm, ndërsa topi përfundoi në këndin opozitar për 2-0. I njëjti futbollist shnëoi edhe golin e tretë për vendasit dhe të dytin personal, pasi që goditi brenda zonë dhe përmes reflektimit nga Dimoski përfundoi në këndin e pambrojtur të Dimitrievskit.