Italia “demolon” Maqedoninë në “Olimpiko” në spektaklin e 7 golave
Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, psëoi disfatën e katërt në eliminatoret e Grupit C, të vlevshme për Kampionatin EVropian të vitit 2024. Italia shënoi fitore 4-2 në takimin e katërt radhazi , duke hapur rrugën drejt kualifikimit dhe sfidës vendosëse me Ukrainën. Darmian, Kieza (2 gola), Raspadori dhe El Sharaui, ishin autor të golave për “azzurët”, ndërsa Jani Atanasov shënoi dy herë në portën e Donarumës.

Pas matjes së forcave fillestare, Italia hapi rezultatin në minutën e 16-të, kur pas krosimit në zonë, në shtyllën e dytë, i pambuluar fare, me kokë shënoi Mateo Darmian për 1-0. Pak më vonë vendasit shënojnë edhe golin e dytë, përmes Raspadorit, mirëpo u anulua për shkak të pozitës jashtë loje. Në vazhdim, erdhi edhe penaltia për Italinë, të cilën e ekzekutoi Zhorzhinjo, por në nivel tregohet të jetë portieri Dimitrievski, që ndalon tentimin në vijën fundore. Federiko Kieza, pas një rrëmuje në zonë, goditi ashpër, ndërsa topi përfundoi në këndin opozitar për 2-0. I njëjti futbollist shënoi edhe golin e tretë për vendasit dhe të dytin personal, e cila përmes reflektimit nga Dimoski përfundoi në këndin e pambrojtur të Dimitrievskit.
Në pjesën e dytë, Maqedonia kaloi e para në sulm dhe kjo solli ndryshimin e e rezultatit. Alioski asiston në zonë, ndërsa aty me kokë godet Jani Atanasov për 3-1 në minutën e 53-të. Në anën tjetër, Dimitrievski ndalon golin e katërt, pasi që u gjetë sy me sy me dy sulmues Italian. Dhe në vazhdim pasoi një pjesë e qetë e ndeshje, ndërsa gjërat u nxitën më shumë në terrenin e gjelbër, kur Maqedonia shënoi golin e dytë në minutën e 74-të. Sërish autor i golit ishte Jani Atanasov, i cili godet nga 18 metra, por topi devijohet nga Açerbi dhe përfundon në rrjetën e Donarumës.
Dhe në momente kur Italia, ishte në defanziv, pasoi një kundërsulm i shpejtë i azzurëve dhe në fund Raspadori dërgoi topin në rrjetën e Dimitrievskit për 4-2. Në kohën shtesë, EL Sharavi vendosi rezultatin përfundimtar 5-2.
Sfida e radhës për Maqedoninë do të jetë më 20 nëntor, kur në stadiumin “Todor Proeski” do të përballet me Anglinë, e kualifikuar në “Euro 2024”.