Italia e Milano me ngjyrat kuq dhe zi, vjen titulli pas 11 vite pritje

Skuadra e Milanit është konfirmuar si skuadër kampione në Itali, pasi ka mposhtur Sasuolon me rezultatin 0:3.
‘Rossoneri’ e nisën për mrekulli takimin, duke krijuar një numër të madh rastesh për shënim. Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 17’, kur Olivier Zhiru shënoi për 0:1, kurse i njëjti dyfishoi epërsinë në minutën e 32’. Frank Kesie vulosi gjithçka në këtë ndeshje, duke shënuar për 0:3 në minutën e 36’. Ky ishte edhe goli i tij i fundit me fanellën e Milan.
Me 86 pikë të grumbulluara, Milan shpallet skuadër kampione, me dy pikë më shumë sesa Inter, që poashtu fitoi me 3:0. Ky është titulli i parë për Milanin në 11 vitet e fundit, kurse i pari për Stefano Piolin në karrierën e tij si trajner.