Italia gjen bomberin e ri, shënon 6 gola në 15 ndeshje
Trajner i Italisë, Luçiano Spaleti u shfaq tejet i kënaqur pas fitores 2-1 ndaj Izraelit në transfertë. Gazetarët vazhdimsht kërkon përgjigje për bomberin e ri të Italisë, Davide Fratesin.
“Fratesi, edhe kur nuk është brenda aksioneve, bën një punë të rëndësishme. Ai e ndihmon ekipin gjithmonë, ndikon që bashkëlojtarët të jenë superiorë. Përherë gjendet në vendin e duhur, në kohën e duhur, është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”.
Më pas, në një tjetër pasazh, trajneri analizoi paraqitjen e Moise Kin, qendërsulmuesit që shënoi golin për 2-0, i aktivizuar që në minutën e parë në vend të Mateo Retegui.
“Në pjesën e parë nuk e angazhuam shumë me topa. Me gjithë ata lojtarë në mesfushë, ne duhej t’i hidhnim disa topa të tjerë në thellësi, duke shfrytëzuar shpejtësinë e tij. Megjithatë, në pjesën e dytë loja ndryshoi shumë dhe për mendimin tim bëmë shumë mirë. Ne e fituam ndeshjen falë pjekurisë, është një shenjë e shkëlqyer për ekipin tone,” tha mes tjerash Spalleti.