Italia ka frikë se Sheherazadja e Putinit mund t’i ikë nga duart

Policia italiane ka problem që ta identifikojë pronarin e një superjahti të lidhur me presidentin rus Vladimir Putinin, me shqetësimin se mund të largohet nga një port detar në Tuscany, raportoi The Guardian të premten.

Sheherazade, që thuhet se ka vlerë 700 milionë dollarë, ka qenë nën hetim që nga marsi për lidhje të mundshme me rusët e sanksionuar, përfshirë Putinin, për shkak të luftës në Ukrainë.

Ka shqetësime se Sheherazade mund të jetë duke u përgatitur të largohet, pas një raportimi të New York Times se ajo ishte zhvendosur në ujë të martën.

Kompania “Italian Sea Group” fillimisht tha se riparimi prej 6 milionë euro do të përfundonte në fillim të vitit 2023. Jahti thuhet se është i pajisur me një banjë, pishina, dy platforma helikopterësh, një oxhak me djegie druri, e të tjera.

Policia sekuestroi dokumente pronësie nga kapiteni britanik i jahtit, Guy Bennett-Pearce në mars. Në atë kohë, zyrtarët amerikanë thanë se po hetonin gjithashtu nëse jahti i përkiste Putinit. Aktivistët që punojnë me liderin e burgosur të opozitës ruse Alexei Navalny kanë pohuar gjithashtu se Putin është pronari.

Anija nuk është sekuestruar dhe derisa pronari i saj të identifikohet dhe nëse është e nevojshme të vendoset nën sanksione, anija është e lirë të largohet nga Marina di Carrara.

LEXO EDHE:

Back to top button