Italia merr krahë, Spinazola në finalen e “EURO 2020”

Leonardo Spinazola do të jetë i pranishëm në stadiumin “Uembli” për sfidën finale të “EURO 2020”.

Mbrojtësi italian ishte pa fat, pasi këputi ligamentin e tetivës në ndeshjen ndaj Belgjikës në kuadër të çerekfinales së “Euro 2020”.  Ai do të mungojë nga katër deri në gjashtë muaj shkaku i këtij lëndimi, por kjo nuk do të mund ta ndalojë atë që ta mbështesë kombëtaren e Italisë.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Spinazola do të udhëtojë për në Londër ditën e shtunë, ku më pas do të jetë afër skuadrës edhe në ditën e finales në “Uembli”, për tu dhënë përkrahje në sfidën kruciale për trofeun e Evropianit kundër Anglisë.

LEXO EDHE:

Back to top button