Italia, mund të luajë në Botërorin “Katar 2022”?!

Kombëtarja e Italisë u eliminua nga Maqedonia në eliminatoret e plej offit për Botërorit “Katar 2022”, por ka gjasa që sërisht të luaj në eventin botëror të futbollit.
Sipas “Sportmediaset”, ekziston një mundësi e madhe që kombëtraja e Iranit, të ndëshkohet nga FIFA, pasi që në ndeshjen kundër Libanit, iranianët i ndaluan femrat të frekuentojnë tribunat dhe kjo i zemëroi drejtuesit e futbollit botëror. Më shumë se 2.000 femra kanë mbetur jashtë stadiumit dhe nuk u lejuan të hynin, megjithëse kishin biletat e duhura për eliminatoret e Kupës së Botës 2022.
Anëtarët e Federatës iraniane të Futbollit janë të shqetësuar se mund të përballen me një sanksion. Vendimi më ekstrem mund të jetë përjashtimi i Iranit nga Kupa e Botës në Katar. Kështu, Italia mund të jetë alternativa e parë për të marrë një vend, si kampion aktual i Evropës dhe skuadra me rejtingun më të mirë, nga ata kombëtares që janë jashtë Botërorit në Katar.