Italia mund të vendosë kufizime për të pa vaksinuarit kundër Covid-19

Qeveria italiane është e gatshme të vendosë kufizime për persona të cilat nuk janë vaksinuar.
Për shkak të rritjes së rasteve të reja autoritetet vijojnë t’i bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen sepse është e vetmja mënyrë që ndihmon në parandalimin e përhapjes së virusit.
Ndërkohë pritet të zhvillohet një takim me ministrat për të dalë me një dekret për miratimin e kufizimeve, thuajse të ngjashëm me ato në Francë.