Italia planifikon të blejë tanke gjermane “Leopard 2”

Italia planifikon të blejë tanke gjermane “Leopard 2”

Italia së fundmi po planifikon të blejë tanke luftarake “Leopard 2” të prodhimit gjerman, në mënyrë që të forcojë forcat e saj tokësore pas pushtimit rus të Ukrainës.

Nënsekretarja e Mbrojtjes Isabella Rautidanas gjatë një fjalimi në Parlamentin Italian ka vënë në dukje se Roma ka nevojë për një “përmirësim të konsiderueshëm” të forcave të saj tokësore dhe se blerja e tankeve gjermane është pjesë e kësaj strategjie.

Administrata italiane synon të përfshijë programin në buxhetin shumëvjeçar të mbrojtjes për 2023-2025, duke ndarë fonde fillestare me vlerë 4 miliardë euro në vitin 2024 nga një shpenzim total i vlerësuar prej 8 miliardë, tha nënsekretari.

LEXO EDHE:

Back to top button