Italia shënon ngritje për 2 pozita, Portugalia jashtë “Top 5”

Edhe pse Italia e Roberto Mançinit u shpall kampione Europe në “EURO 2020”, vendi i parë në renditjen e FIFA-s është ende pronë e Belgjikës. Në renditjen e muajit gusht ka disa ndryshime në 10 kombëtaret më të mira dhe skuadra e Roberto Mançinit është katapultuar edhe me dy pozicione. Italia renditet tani në vendin e pestë, ndërkohë që Anglia është një pozicion më lartë.

Në podium ka ndryshime, pasi Brazili është ngjitur i dyti dhe ka ulur një shkallë më lart Francën kampione bote në fuqi. Edhe Argjentina, kampione e Amerikës së Jugut, e ka përmirësuar pozitën e saj, duke u ngjitur në vendin e gjashtë.

Rënien më të madhe e ka pësuar Portugalia, -3 pozicione, që tani është e teta. Por, rekordin e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë futur në renditjen e 10 kombëtareve më të mira.

Nga vendi i 20-të, ata janë të nëntët tani, kurse Meksika mbyll “Top 10”.

LEXO EDHE:

Back to top button