Italia shpall 5 ditë zie kombëtare për vdekjen e Papa Françeskut
Italia shpall 5 ditë zie kombëtare për vdekjen e Papa Françeskut

Qeveria e Italisë ka shpallur pesë ditë zie kombëtare pas vdekjes së Papa Françeskut. Zia do të zgjasë deri të shtunën, kur varrimi i papës së ndjerë do të bëhet jashtë Bazilikës së Shën Pjetrit.
Të shtunën në orën 10:00, para sheshit Shën Pjetër do të kremtohet Mesha e Dritës dhe do të bëhet varrimi i Papa Françeskut, kryesuar nga Dekani i Kolegjit të Kardinalëve, Kardinali Giovanni Battista Re. Më pas, arkivoli do të vendoset në bazilikën romake të Santa Maria Maggiore-s, sipas dëshirës testamentare.
Kështu, Mesha e Dritës dhe funerali i Papa Françeskut do të mbahen në ditën e parë të Novendiali-t, përpara Bazilikës së Shën Pjetrit, siç parashikohet në Ordo Exsequiarum Romani Pontificis. Novendiali quhen nëntë ditë zie zyrtare pas vdekjes së Papës. Gjatë kësaj periudhe, kremtohen meshë për shpirtin e Papës së ndjerë, që kulmojnë me funeralin e Françeskut dhe që do të kryesohet nga Dekani i Kolegjit të Kardinalëve.Kjo u njoftua nga Zyra e Kremtimeve Liturgjike të Selisë së Shenjtë, duke bërë të ditur se liturgjia mortore do të kryesohet nga kardinali Giovanni Battista Re, Dekan i Kolegjit të Kardinalëve. Në përfundim të kremtimit Eukaristik do të bëhet bekimi dhe përshëndetja e fundit (Ultima commendatio e Valedictio). Më pas, arkivoli i Papës çohet në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe prej andej, në Bazilikën e Santa Maria Maggiore-s për varrim.Disa krerë shtetesh dhe qeverish kanë njoftuar pjesëmarrjen e tyre.
Imazhet e Papës në një arkivol të hapur janë publikuar nga Vatikani, ndërsa trupi i tij do të zhvendoset në Bazilikën e Shën Pjetrit për zi publike të mërkurën.Katolikët në mbarë botën vazhdojnë të mbajnë zi për vdekjen e papës.
Në Vatikan, ka një fluks të vazhdueshëm njerëzish që vizitojnë kishën ku pritet të prehet Papa.