Italia shtrëngon masat në arsim, 10 mijë euro gjobë për nxënësit e pasjellshëm
Italia shtrëngon masat në arsim, 10 mijë euro gjobë për nxënësit e pasjellshëm

Qeveria e Melonit në Itali po ringjall një politikë të kohës së Benito Mussolinit për sjelljen e keqe të studentëve në një përpjekje për të “rikthyer respektin” në klasë dhe shkollat e vendit. Ligji dragonian i periudhës fashiste të Duçes synon të ndalë sjelljen e keqe të nxënësve, në një kohë kur është rritur ndjeshëm shqetësimi për agresionin ndaj mësuesve në shkollat fillore dhe të mesme. Studentët që shënojnë pesë ose më pak nga 10 pikë në sjellje do të humbasin vitin dhe duhet ta përsërisin atë edhe nëse pozita e tyre akademike është e mirë. Nxënësve të shkollave të mesme që shënojnë vetëm 6 në rezultatin e sjelljes do t’u kërkohet të bëjnë një test qytetarie. Renditja në bazë të sjelljes së tyre do të ndikojë shumë edhe në pjesëmarrjen në provimet vendimtare përfundimtare. /Alsat.mk