Italianët janë sërish në modë, lista me 6 emra big të merkatos verore

Italia dhe lojtarët italianë nuk janë në modë si në fillimin e shekullit të ri, por ende ka plot emra të cilët kanë befasuar dhe vijojnë të befasojnë. Këtë merkato vere, për shembull, disa transferime të bujshme ndodhën dhe janë… italianë!

Rikardo Kalafiori është italiani më i kushtueshëm i verës, i transferuar për 50 mln euro tek Arsenal. Ai shkëlqeu jo vetëm te Bolonja, por edhe me kombëtaren italiane gjatë Kampionatit European. Lojtari i dytë më i shtrenjtë i Italisë në verën që po lëmë pas është një tjetër qendërmbrojtës, Alesandro Buonxhiorno, i cili u transferua nga Torino te Napoli për 35 milionë euro.

Renditja më pas vijon me Mateo Retegui (Xhenoa – Atalanta 28 mln euro), Raoul Bellanova (Torino – Atalanta 20 mln), Moise Kin (Juventus – Fiorentina 18 mln) dhe Federiko Kiesa (Juventus – Liverpull 15 mln). Ky i fundit, në fakt, ishte surpriza më e madhe e merkatos. Askush nuk e priste se Juventusi do të hiqte dorë prej tij për një shifër kaq të ulët.

LEXO EDHE:

Back to top button