Italiani Davide Masa do të drejtojë përballjen Shqipëri – Serbi

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. UEFA ka shpallur tashmë emrat e zyrtarëve të ndeshjes, e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë dhe pritet me interes të madh.

Takimi do të drejtohet nga gjyqtari italian Davide Massa, i cili ka një precedent me Shqipërinë: ai gjykoi një miqësore kundër Gjeorgjisë më 16 nëntor 2015, e zhvilluar në stadiumin “Qemal Stafa” dhe e përfunduar 2–2. Asistentët e tij në këtë përballje të rëndësishme do të jenë Filippo Meli dhe Ciro Carbone, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Fabio Maresca.

Në dhomën e VAR-it, teknologjia që gjithmonë ka rol vendimtar në ndeshje të tilla, do të jenë Aleandro Di Paolo dhe Daniele Doveri. Për Shqipërinë, kjo do të jetë ndeshja e tretë në këtë fushatë kualifikuese, pas humbjes ndaj Anglisë dhe fitores ndaj Andorrës. Ndërkohë, për Serbinë do të jetë debutimi në këtë grup.

LEXO EDHE:

Back to top button