Ivan Perishiç po bën mrekulli në procesin e shërimit të tij

40 ditë më parë, Ivan Perishiç këputi ligamentet e kryqëzuara të përparme të gjurit të djathtë. Vetëm një muaj pas një operacioni të komplikuar, ai po ecën pa paterica dhe stërvitet.

Perishiçi ka publikuar video duke ecur pa paterica dhe duke vënë peshë në këmbën e dëmtuar rëndë. Gjendjen e yllit kroat po e përcjellë trajneri serb i fitnesit, Andrej Milutinoviq, i cili po e ndihmon në rikuperimin e tij. Synimi i Perishiçit është rikuperimi për “Euro 2024” me Kroacinë.

Mjekët kanë parashikuar 9 muaj mungesë, por me hapat aktual ai mund të kthehet më herët./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button