Ivanisheviq, luftë e ashpër për pasuri me ish-bashkëshorten e tij

Ish-tenisti i njohur kroat, Goran Ivanisheviq, po bën një luftë të ashpër për pasuri me ish-bashkëshorten e tij Tatjana Dragoviç. Ivanisheviq ka zbuluar në “Instagram” se ka probleme serioze me ish-bashkëshorten, e cila dyshohet se i ka marrë një pjesë të mirë të pasurisë pavarësisht të gjitha ligjeve dhe kontratave.

Sportisti i njohur ka vendosur të luftojë për drejtësi në gjykata ku kërkon paratë e fituara para dhe pas martesës dhe është i vendosur t’i shkojë deri në fund. Pas akuzave të tij, gjykata bllokoi pronën e Tatjanës dhe vajzës së saj Amberit, shkruan mediumi kroat “Nacional”. Ivanisheviq ishte në një lidhje me ish-modelen që nga viti 1998 dhe ata u martuan në vitin 2009. Pas divorcit, Ivanisheviq ia kaloi pjesën më të madhe të një prone Tatjanës dhe bëhet fjalë për një apartament 210 metra katrorë dhe një penthouse 423 metra katrorë me tre hapësira garazhi në kryeqytetin kroat.

“Prona e fituar në martesë është e ndarë në dy pjesë, edhe pse Gorani ia ka kaluar Tatjanës. Sipas ligjit kroat, bashkëjetesa është e barabartë me martesën pas tre vitesh lidhje dhe i nënshtrohet të njëjtit ligj”, deklaroi avokati Vinko Ljubiçiq

Në vitin 2012, Ivanisheviq transferoi në emrin e saj rreth 1.9 milionë kuna kroate. Aksionet më pas mbetën në pronësi të Tatjanës, sepse Goran nënshkroi një kontratë që mund të ndërpritet vetëm në raste të rralla.

Së fundmi ai ka nisur disa procedime me qëllim konfiskimin e ish-bashkëshortes së tij një pjesë të pasurisë që i takonte në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara më parë. Përveç kësaj, ai dyshohet se ka nisur procedimin ndaj vajzës së tij Amberit dhe kërkon gjysmën e banesës që i ka dhënë nëna e saj.

“Në momentin kur guxova të kërkoja paratë e fituara para dhe gjatë martesës, të cilat T.D. (Tatjana Dragoviq) i përvetësoi pavarësisht të gjitha ligjeve dhe kontratave, u bëra dhunues familjar dhe i preferuari i gjykatave. Tani jam vetëm në pritje të padisë se T.D në fjalë duhet të kishte fituar Uimbledonin dhe dy medalje olimpike, dhe ndoshta të fitonte një tjetër Grand Slam, por kjo ende nuk është përcaktuar nga gjykata. Për të gjitha pyetjet dhe të tjerat, ju lutemi kontaktoni avokatët e mi, të cilët merren me këtë rast për një kohë të gjatë”, ka shkruar ish-tenisti i njohur në Instagram. /Lajmi.net/

LEXO EDHE:

Back to top button