Ivanov: Marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar do të ketë ndikim pozitiv për Maqedoninë
Ivanov: Marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar do të ketë ndikim pozitiv për Maqedoninë

Gazetar: Angell Dimovski
Profesori i sigurisë, Aleksandar Ivanov, vlerëson se marrëveshja për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të ketë ndikim pozitiv për Maqedoninë e Veriut në procesin e marrëdhënieve ndërkombëtare.
“Mbretëria e Bashkuar, megjithëse me pjesëmarrje të zvogëluar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe me rëndësi gjatë Luftës së Dytë Botërore, megjithatë mbetet fuqi e rëndësishme me ndikim të madh ekonomik dhe politik, anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurisë dhe shtet që me veprimet e fundit të Perëndimit tregon aftësinë për të mbajtur njëkohësisht marrëdhënie të ngushta politike dhe ekonomike me SHBA-në. Ajo ishte edhe shteti i parë që arriti marrëveshje gjithëpërfshirëse me presidentin Trump, por njëkohësisht arriti të mbajë marrëdhënie të ngushta politike me BE-në dhe shtetet evropiane. Prandaj, mund të thuhet lirisht se Mbretëria e Bashkuar aktualisht është leva më e rëndësishme për ruajtjen e ndikimit dhe fuqisë euroatlantike”, deklaroi Aleksandar Ivanov – profesor në Fakultetin e Sigurisë në Shkup.
Sa i përket asaj se si kjo marrëveshje do të kontribuojë për Maqedoninë e Veriut, Ivanov thotë se në mungesë të mjaftueshme informacionesh nuk mund të komentojë, por shton se nuk ekziston diçka e tillë si drekë falas. Ai thekson se mbetet mundësia që disa të dhëna të jenë të klasifikuara, pra publiku mund edhe të mos marrë disa informacione.
“Në kushte të mungesës së të dhënave për vetë marrëveshjen, nuk mund të komentoj nga aspekti ekonomik. Natyrisht, bëhet fjalë për mjete të mëdha financiare, por kushtet e huazimit nuk i dimë. Megjithatë, ekziston një thënie që thotë se nuk ka diçka të tillë si drekë falas”, tha Aleksandar Ivanov – profesor në Fakultetin e Sigurisë në Shkup.
Me marrëveshjen, Maqedonisë do t’i vihen në dispozicion 6 miliardë euro, të cilat do të dedikohen për projekte në fushën e transportit, shëndetësisë, arsimit, energjetikës, teknologjisë, si dhe në fushën e mjedisit jetësor. /Alsat.mk