Ivanovska për deklaratën e Gashit: Po dëshmohet se rreziku më i madh i korrupsionit është ndikimi politik
Nuk duhet të nxitohet para se institucionet të thonë fjalën e tyre, thotë kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat. E pyetur për të komentuar deklaratën e liderit të partisë Alternativa se anëtari i tyre Husni Ismaili, për të cilin Komisioni kundër Korrupsionit rekomandoi që Prokuroria Publike të hapë hetim, është i pafajshëm, Ivanovska tha:
“Konfirmohet ajo që përmendim disa herë në publik, atë që është shkruar në strategjinë kombëtare, se rreziku më i madh i korrupsionit në vendin tonë është ndikimi politik. Kjo konfirmohet edhe një herë. Nuk ka nevojë që lideri i partisë politike të thotë nëse dikush është i pafajshëm apo jo”, tha Ivanovska.








