Izrael, regjistrohen 2.905 raste të reja me koronavirus

Izraeli gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 2.905 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu.

Ministria izraelite e Shëndetësisë njoftoi se duke përfshirë 2.905 rastet e reja të diagnostikuara me COVID-19, numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 268.175, prej të cilëve 201.392 pacientë janë shëruar dhe 1.719 kanë vdekur.

Ministria po ashtu njoftoi se të paktën 878 pacientë mbeten në gjendje kritike dhe po trajtohen në kujdes intensiv.

Mes një rritjeje eksponenciale të infeksioneve, më 18 shtator Izraeli u kthye në një bllokim të plotë, që do të mbetet në fuqi për të paktën tre javë.

Javën e kaluar, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se dalja nga bllokimi do të jetë një proces i ngadaltë dhe në mënyrë graduale, që mund të vazhdojë edhe për një vit të tërë.

LEXO EDHE:

Back to top button