Izrael, studentët gjejnë 425 monedha floriri


Disa të rinj izraelitë kanë zbuluar qindra monedha ari, të fshehura në një enë prej balte, nëntokë, për më shumë se një mijë vjet. Të rinjtë po gërmonin në mënyrë vullnetare në qendër të Izraelit, atje ku pritet të nisin punimet për të ngritur një lagje të re.  Thesari është groposur aty 1100 vite më parë dhe është siguruar që pavarësisht asaj që do të ndodhte, do të ishte e vështirë që dikush tjetër t’i gjente dhe t’i nxirrte prej aty.  Bëhet fjalë për 425 monedha floriri, të gjitha 24 karatëshe, që datojnë në shekullin e 9-të të periudhës së kalifatit abasid. Në atë kohë, me këtë shumë, mund të siguroje një shtëpi luksoze për kohën në kryeqytetin e Egjiptit.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button