Izraeli bombardon Bejrutin jugor në natën e Bajramit, thotë se shënjestroi fabrikat e dronëve të Hezbollahut

Izraeli bombardon Bejrutin jugor në natën e Bajramit, thotë se shënjestroi fabrikat e dronëve të Hezbollahut

Izraeli ka kryer sulme ajrore në periferitë jugore të Bejrutit, duke thënë se synonte prodhimin e dronëve të Hezbollahut.

Sulmi të enjten mbrëma, në prag të Kurban Bajramit, një nga festimet më të rëndësishme në Islam, pasoi paralajmërimet për evakuim për disa ndërtesa në zonë, ku Hezbollahu është vendosur në kryeqytet. Nuk pati raportime fillestare për të lënduar.

Forcat izraelite thanë se kishin identifikuar një njësi të Hezbollahut që prodhonte “mijëra” dronë nën tokë, të financuar nga “terroristët iranianë”.

Sulmi ndodhi pavarësisht se një armëpushim ishte në fuqi midis Izraelit dhe grupit të armatosur për gjashtë muajt e fundit.

Kryeministri i Libanit tha se ai “dënon fuqishëm” sulmet, transmeton Telegrafi.

“Unë i konsideroj ato si një sulm sistematik dhe të qëllimshëm ndaj atdheut tonë, sigurisë, stabilitetit dhe ekonomisë së tij, veçanërisht në prag të festave dhe sezonit turistik”, tha Naëaf Salam në një postim në X.

Mijëra u larguan nga rrugët e mbushura me njerëz në zonën me popullsi të dendur pas paralajmërimit për evakuim, duke shkaktuar një bllokim trafiku. Më pas në qiell u shfaqën shtëllunga tymi.

Presidenti libanez Joseph Aoun i përshkroi sulmet si një “shkelje flagrante të një marrëveshjeje ndërkombëtare”, ndërsa vuri në dukje se ato kishin ndodhur “në prag të një feste të madhe”.

Sulmet “gjeneruan panik dhe frikë të përtërirë në prag të Kurban Bajramit”, shkroi Zyra e Koordinatorit Special të Kombeve të Bashkuara për Libanin në X.

Jeannine Hennis gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e diplomacisë në adresimin e “mosmarrëveshjeve ose kërcënimeve” dhe parandalimin e “përshkallëzimit të panevojshëm dhe të rrezikshëm”.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, vlerësoi “ekzekutimin e përsosur” të sulmeve nga ushtria, duke thënë se Izraeli e mban qeverinë libaneze “drejtpërsëdrejti përgjegjëse për parandalimin e shkeljeve të armëpushimit dhe të gjithë aktivitetit terrorist”.

LEXO EDHE:

Back to top button