Izraeli bombardon jugun e Gazës, OKB voton për armëpushim të mënjëhershëm

Izraeli bombardon jugun e Gazës, OKB voton për armëpushim të mënjëhershëm

Gazetare: Xhesika Sallahi

Vazhdon intensifikimi i sulmeve izraelite në Gaza. Lufta ka sjellë tashmë vdekje dhe shkatërrim të pashembullt në më shumë se 18,000 palestinezë të vrarë. Popullsia vuan nga mungesa e ushqimeve dhe rrezikshmëria e lartë e përhapjes së sëmundjeve. Civilët ende po strehohen përgjatë vijave të frontit edhe pas valëve masive të zhvendosjes nëpër territorin e rrethuar.

Ndërkohë, një grup diplomatësh të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara vizituan pikë kalimin Rafah dhe spitalet për të inspektuar dhënien e ndihmave humanitare dhe trajtimeve të të plagosurve në enklavën e rrethuar.

Vizita erdhi pasi SHBA shfrytëzoi veton ndaj një rezolute në këshill që kërkonte ndërprerjen humanitare të zjarrit në Gaza.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller thotë se SHBA i qëndron vendimit të vetos për të ndalur përpjekjet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës Izrael-Hamas.

” Ne po përpiqemi të punojmë se si të arrijmë një paqe të qëndrueshme dhe të sigurt për popullin palestinez dhe popullin izraelit dhe krijimin e një shteti të pavarur palestinez. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi dhe të qëndrojmë të përfshirë sepse mendojmë se është në interes të… Izraeli, populli palestinez, siguria më e gjerë rajonale dhe, natyrisht, siguria e Shteteve të Bashkuara,” tha Matthew Mille, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Izraeli është zotuar të vazhdojë të luftojë deri sa të largojë Hamasin nga pushteti, të çmontojë aftësitë e tij ushtarake dhe të kthejë të gjithë numrin e pengjeve të mbajtura ende nga militantët palestinezë. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button