Izraeli dhe Hamasi në përballjen më të ashpër në 60 vite, shi raketash nga të dyja anët

Izraeli dhe Hamasi në përballjen më të ashpër në 60 vite, shi raketash nga të dyja anët

Ka marrë përmasat e një lufte të vërtetë përballja e fundit mes ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë.
Këtë herë trupat izraelitë kanë ndërmarrë sulme ajrore në Gaza dhe Liban për të shkatërruar bazat e krahut të armatosur të Hamasit, i cili në orët e fundit lëshoi me dhjetëra raketa në drejtim të qyteteve izraelite.

Sipas të dhënave, më shumë se 34 raketa u lëshuan në drejtim të Izraelit gjatë së enjtes nga pjesa jugore e Libanit, pjesa më e madhe e të cilave u shkatërrua nga sistemi antiraketë.

Megjithatë, disa prej tyre arritën të binin në zonat e banuara, duke shkaktuar të lënduar dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas ekspertëve të sigurisë që studiojnë përballjen mes Izraelit dhe palestinezëve, përballja e fundit konsiderohet si më e rënda mes palëve në 60 vite.

Kryeministri Netanjahu reagoi menjëherë pas këtyre sulmeve me raketa duke thënë se Izraeli do të godasë këdo që e kërcënon dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.
Pasi mblodhi kabinetin e sigurisë, autoritetet izraelite nisën dhe kundërpërgjigjen. Shpërthime të fuqishme u regjistruan në Gaza, ku sipas njoftimit zyrtar u bë me dije se u shkatërruan 4 baza të Hamasit.

Bombardime pati dhe në Liban dhe pas ndërhyrjes së forcave të Kombeve të Bashkuara pati një takim me dy palëve të cilët rikonfirmuan edhe njëherë qëndrimin e Libani dhe Izraeli nuk duan luftë.

Gjithçka nisi si pasojë e tensioneve që shpërthyen disa ditë më parë, ku ushtria izraelitë ndërhyri në ambientet e xhamisë së Al Aksa për kontroll dhe u përplas me disa besimtarë që u kundërpërgjigjën me fishekzjarrë dhe mjete të forta.

Autoritetet izraelite lidhur me këtë ngjarje sigurojnë edhe njëherë besimtarët se nuk kanë asnjë qëllim që të ndryshojnë status quo-në në Malin e Tempullit.

LEXO EDHE:

Back to top button