Izraeli do të zgjerojë sulmet tokësore ndaj Hezbollahut

Izraeli do të zgjerojë sulmet tokësore ndaj Hezbollahut

Ushtria izraelite ka paralajmëruar banorët e Libanit jugor të evakuohen nga komunitetet që janë jashtë zonës të shpallur neutrale nga Kombet e Bashkuara, duke sinjalizuar se do të zgjerojë ofensivën tokësore kundër grupit militant, Hezbollah. Forcat izraelite thanë se kanë goditur rreth 200 caqe të Hezbollahut në mbarë Libanin, përfshirë depo të armëve dhe pika të kontrollit. Sipas agjencisë së lajmeve në Liban, sulmet izraelite ajrore kanë vazhduar gjatë natës duke goditur shumë caqe në periferi të Bejrutit. Luftimet kanë detyruar pothuajse 1.2 milion persona të largohen nga shtëpitë e tyre në Liban, sipas zyrtarëve në Liban. Gjithashtu, gjatë dy ditëve të fundit nga Libani janë larguar më shumë se 250 qytetarë amerikan dhe evropian. Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr pothuajse në baza ditore në zonën kufitare që kur nisi lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit. Frika është rritur se konflikti mund të zgjerohet, teksa Irani, armiku i përbetuar i Izraelit, më herët gjatë javës gjuajti pothuajse 200 raketa drejt Izraelit në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e udhëheqësve të lartë të Hezbollahut. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button