Izraeli kërkesë BE-së: Sanksiononi Iranin, Garda Revolucionare të shpallet organizatë terroriste

Izraeli kërkesë BE-së: Sanksiononi Iranin, Garda Revolucionare të shpallet organizatë terroriste

Izraeli ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të vendosë sanksione ndaj Iranit, pasi forcat e Republikës Islamike kanë “kapur” një anije mallrash në ngushticën e Hormuzit.

Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Israel Katz deklaroi se Garda Revolucionare e Iranit duhet të shpallet organizatë terroriste, shkruan Sky News.

“Regjimi i Ayatollah i Khameneit është një regjim kriminal që mbështet krimet e Hamasit dhe tani po kryen një operacion pirat në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. I bëj thirrje Bashkimit Evropian dhe botës së lirë që të shpallin menjëherë trupat e Gardës Revolucionare iraniane një organizatë terroriste dhe të sanksionojnë Iranin tani”, theksoi ai.

LEXO EDHE:

Back to top button