Izraeli ndalon hyrjen e ndihmave në Gazë, akuzon Hamasin se po i konfiskon
Izraeli ndalon hyrjen e ndihmave në Gazë, akuzon Hamasin se po i konfiskon

Izraeli ka ndaluar furnizimet me ndihma për Gazën për dy ditë, për të parandaluar që ato të konfiskohen nga Hamasi, ka thënë një zyrtar të enjten pasi qarkulluan imazhe të burrave të maskuar në kamionë ndihmash.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në një deklaratë të përbashkët me ministrin e Mbrojtjes, Israel Katz, ka thënë të mërkurën vonë se kishte urdhëruar ushtrinë të paraqiste një plan brenda dy ditësh për të parandaluar Hamasin të merrte kontrollin e ndihmës, raporton Reuters.
Vendimi u mor pasi Netanyahu dhe Katz cituan informacione të reja që tregonin se Hamasi po konfiskonte ndihmën e destinuar për civilët në Gazën veriore.
Deklarata nuk e zbulonte informacionin, por një video që ka qarkulluar të mërkurën tregonte dhjetëra burra të maskuar, disa të armatosur me pushkë, por shumica me shkopinj, duke hipur në kamionë ndihmash.
Një zyrtar izraelit, duke folur në kushte anonimiteti, i ka thënë Reuters se shpërndarja e ndihmave ishte pezulluar përkohësisht për dy ditë për t’i dhënë ushtrisë kohë për të zhvilluar një plan të ri.