Izraeli në krizë, Netanyahu merr mandatin por nuk ka mbështetje për qeverinë

Kryeministri në detyrë i Izraelit, Beniamin Netanyahu ka 28 ditë afat për të krijuar qeverinë e re pas zgjedhjeve të 23 marsit, ku partia e tij mori shumicën e votave, por jo aq sa i duhen për krijimin e shumicës në parlament.

- Advertisment -

Presidenti izraelit, Reuven Rivlin i ka dhënë mandatin kryeministrit për formimin e një qeverie të re, por nëse brenda këtij afati nuk mund të bëhet, ai mund të ngarkojë një kandidat tjetër në përpjekjen për të formuar një koalicion qeverisës.

Opozita duket e vendosur të mos bashkëpunojë me të pas akuzave për ryshfet që Netanyahu po përballet në gjykatë.

LEXO EDHE:

Back to top button