Izraeli nis testimet me vaksinën antiCOVID-19 më 1 nëntor

Izraeli do të fillojë provat njerëzore për një vaksinë potenciale COVID-19 të zhvilluar nga një institut kërkimor i mbikëqyrur nga Ministria e Mbrojtjes më 1 nëntor pasi mori miratimin rregullator, njoftoi sot kjo ministri.

Instituti i Izraelit për Kërkime Biologjike (IIBR) filloi provat mbi kafshët për vaksinën e saj “BriLife” në mars.

Ministria e Shëndetësisë dhe një komision mbikëqyrës tani kanë dhënë dritën jeshile për ta çuar në fazën tjetër.

Tetëdhjetë vullnetarë të moshës midis 18 dhe 55-vjeç do të monitorohen për tri javë për të parë nëse zhvillohen antitrupat e virusit, tha ministria në një deklaratë.

Një fazë e dytë, që pritet të fillojë në dhjetor, do të përfshijë 960 njerëz mbi moshën 18 vjeç.

Nëse do të kenë sukses, një fazë e tretë në shkallë të gjerë me 30,000 vullnetarë është planifikuar për në prill/maj 2021. Nëse është e suksesshme, vaksina mund të aprovohet për përdorim masiv.

Izraeli, me një popullsi prej 9 milion banorësh, ka filluar lehtësimin e një bllokimi të dytë në mbarë vendin të koronavirusit pas një rënie të qëndrueshme të shkallës së infeksioneve ditore. Vendi kishte 692 raste të reja të shtunën – nga një kulm prej më shumë se 9.000 disa javë më parë.

Deri më tash në Izrael nga pandemia me koronavirus kanë humbur jetën 2.372 persona.

 

LEXO EDHE:

Back to top button