Izraeli përshkallëzon ofensivën në Gaza – 90 të vrarë, përfshirë gra e fëmijë

Izraeli përshkallëzon ofensivën në Gaza - 90 të vrarë, përfshirë gra e fëmijë

Izraeli ka përshkallëzuar ofensivën e tij në Gaza përpara bisedimeve të afërta për një armëpushim, me anije luftarake dhe artileri që kanë nisur një nga bombardimet më vdekjeprurëse dhe më intensive në territorin e shkatërruar palestinez prej shumë muajsh. Mjekët dhe zyrtarët në Gaza raportuan se rreth 90 persona u vranë gjatë natës dhe të enjten, përfshirë shumë gra dhe fëmijë. Në total, rreth 300 persona mund të jenë vrarë këtë javë dhe mijëra të tjerë të plagosur, sipas zyrtarëve. Pavarësisht valës së re të dhunës në Gaza, shpresat për një armëpushim janë rritur pas njoftimit të Donald Trump se Izraeli kishte pranuar kushtet e një marrëveshjeje të mundshme me Hamasin. Marrëveshja do të përfshinte një pauzë fillestare 60-ditore të armiqësive, një tërheqje të pjesshme të forcave izraelite nga Gaza dhe lirimin e disa prej pengjeve që mbahen ende nga Hamasi. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button