Izraeli pëson goditjen më të rëndë në 6 muajt e fundit, vriten 8 ushtarë

Izraeli pëson goditjen më të rëndë në 6 muajt e fundit, vriten 8 ushtarë

Tetë ushtarë izraelitë humbën jetën si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në jug të Gazës, në një prej incidenteve më vdekjeprurëse për ushtrinë e Netanyahut që prej muajit janar.

Ushtarët ishin në një automjet të blinduar kur ndodhi ngjarja, gjatë një operacioni në lagjen Tal al-Sultan të Rafah, e cila ka qenë një objektiv kyç për forcat izraelite në javët e fundit.

Më vonë, krahu i armatosur i Hamasit deklaroi se kishte goditur me raketë një automjet të blinduar, të cilit i ishte zënë pritë. Ndërkohë që hetimet nga ana e Izraelit vijojnë.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli ka paguar një çmim të rëndë në luftën e drejtë në mbrojtje të atdheut dhe shtoi se ushtria do të vazhdojë të luftojë për të siguruar ekzistencën dhe të ardhmen e vendit.

Trupat tokësore izraelite po vazhdojnë të operojnë në Rafah për të larguar Hamasin nga ajo që ai e quan fortesa e tij e fundit.

Agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar për një situatë të tmerrshme humanitare në Rafah, ku OKB thotë se rreth një milion palestinezë po strehohen.

Disa liderë botërorë, duke përfshirë presidentin amerikan Joe Biden, i kanë kërkuar Izraelit që të mos kryejë një sulm në shkallë të plotë në Rafah.

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 37,000 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës dhe qindra mijëra të tjerë janë plagosur ose zhvendosur.

LEXO EDHE:

Back to top button