Izraeli: Prej 7 tetorit janë goditur rreth 50 objektiva të Hezbollahut në Siri
Izraeli: Prej 7 tetorit janë goditur rreth 50 objektiva të Hezbollahut në Siri

Ushtria izraelite bëri të ditur të shtunën se prej shpërthimit të luftës në Gazë, më 7 tetor, kishte goditur më shumë se 50 objektiva në Siri, të lidhura me lëvizjen libaneze Hezbollah që mbështetet nga Irani.
“Kudo që është Hezbollahu, do të jemi edhe ne. Ne do të ndërmarrim veprime kudo që kërkohet në Lindjen e Mesme“, tha zoti Hagari.
Zoti Hagari tha se Izraeli kishte vendosur tre divizione ushtarake në kufi me Libanin në pritje të përfshirjes së Hezbollahut pasi Hamasi palestinez nisi sulmin terrorist më 7 tetor, që u bë shkak për luftën në Rripin e Gazës.
Ndërsa me dhjetëra mijëra banorë në veri janë evakuuar, Izraeli ka kërcënuar se do të përshkallëzojë luftimet me Libanin nëse Hezbollahu nuk tërhiqet nga kufiri dhe ka kërkuar ndihmë nga Perëndimi për të gjetur një zgjidhje diplomatike me Bejrutin./VOA