Izraeli vijon sulmet në Gaza, vriten 3 palestinezë

Izraeli vijon sulmet në Gaza, vriten 3 palestinezë

Ndryshe nga sa u parashikua sonte se në Gaza do të niste ë një fillim i  ri dhe i begatë, po ndodh krejt e kundërta duke e kthyer në një situatë thriller.

Armëpushimi ishte planifikuar se do të niste në mëngjesin e stomë ora 9:30(me orën shqiptare).

Tanket izraelite po vazhdojnë të bombardojnë Gazan, ushtria po sulmon zonat veriore dhe jugore të Rripit të Gazës.

Ushtria izraelite po e justifikon këtë akt, duke thënë se po goditen objektivat terroriste në enklavën palestineze dhe jo qytetarët e thjeshtë. Por mjekët palestinezë i hedhin poshtë këto deklarata duke informuar se janë vrarë 3 civilë.

“ IDF vazhdon të operojë dhe të godasë objektivat terroriste në Gaza. Pak kohë më parë, artileria dhe avionët e IDF-së goditën një numër objektivash terroriste në Gazën veriore dhe qendrore. IDF mbetet e gatshme në sulm dhe mbrojtje dhe nuk do të lejojë asnjë dëm për qytetarët e Izraelit” tha autoriteti ushtarak izraelit.

LEXO EDHE:

Back to top button