Izraeli vret 19 persona në Liban, 17 ushtarë u plagosën në një pritë të Hamasit
Izraeli vret 19 persona në Liban, 17 ushtarë u plagosën në një pritë të Hamasit
![](https://alsat.mk/wp-content/uploads/2024/06/Izraeli_Liban-780x470.jpg)
Të paktën 17 ushtarë izraelitë u plagosën si pasojë e një shpërthimi në qytetin e Jeninit në Bregun Perëndimor.
Shpërthimi ndodhi pas një prite të ngritur nga luftëtarët palestinezë ndaj forcave izraelite gjatë përleshjeve intensive në zonën e Jeninit, duke lënë disa ushtarë në gjendje kritike.
Ndërkohë, të paktën 19 persona u vranë në një sulm izraelit që goditi dhe shkatërroi një ndërtesë dykatëshe në Libanin jugor.
Kjo u raportua nga agjencia libaneze e lajmeve Ann, duke shtuar se sulmoi dëmtoi gjithashtu dhjetëra shtëpi dhe automjete aty pranë.