Izraeli vret një komandant të Xhihadit Islamik në Gaza

Izraeli tha se sulmet e tij ajrore kanë vrarë një komandant të lartë të militantëve palestinezë në Gaza.
Hasem Abu Harbid, komandant i grupit militant Xhihadi Islamik në veri të Rripit të Gazës, u vra të hënën, tha ushtra izraelite.
Ushtria tha se ka kryer edhe disa sulme të tjera të rënda në Gaza, duke shkatërruar 15 kilometra tunele, që përdoreshin nga militantët e Hamasit, si dhe shtëpitë e nëntë komandantëve të dyshuar të Hamasit.
Militantët palestinezë, ndërkohë, i vazhduan sulmet me raketa kundër disa qyteteve izraelite.
Dhuna midis ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë është përshkallëzuar qysh më 10 maj.