Ja çfarë duhet të bëni që të mbroheni nga koronavirusi


Virusi mund të përhapet kur një person i infektuar kollitet ose teshtin. Larja e duarve është gjëja e parë që mund të bëjmë për t’u mbrojtur.

Si përhapet koronavirusi?

Koronavirusi është një sëmundje e re që shkencëtarët janë ende duke e hulumtuar se si përhapet nga personi në person, por viruse të ngjajshme shpërndahen nga të kolliturit ose teshtima.

Kur një person i infektuar kollitet ose teshtin, shpërndan pika të pështymës ose mukozë. Këto pika mund të bien mbi njerëzit në afërsi dhe mund të merren direkt ose mund të transferohen me prekje kur dikush prek fytyrën, duke shkaktuar kështu infeksion.

Për gripin, disa udhëzues të vendosur nëpër spitale definojnë se i njëjti mund të përhapet në hapësirë prej gjashtë hapash nga personi i infektuar, kur ai teshtin ose kollitet për 10 minuta.

Virusi mund të përhapet edhe përmes pikave të teshtimës që gjenden nëpër sipërfaqe të autobusëve, trenave ose në bankat në shkollë. Sidoqoftë, edhe pse kjo është mënyra kryesore e përhapjes së virusit, gjithçka varet edhe nga ajo se sa gjatë virusi “mbijeton” në sipërfaqe – kjo mund të zgjasë me orë ose muaj.

Ekzistojnë dëshmi anekdotale që virusi mund të përhapet nga njerëz që ende nuk kanë pasur simptoma se janë të infektuar. Disa sëmundje tjera, si gripi, mund të barten nga një person te tjetri përpara se të shfaqen simptoma, por shkalla në të cilën po përhapet koronavirusi ende nuk është zbuluar plotësisht.

Si të mbrojmë veten dhe të tjerët?

  • Lani duart: lagni duart me ujë të pastër dhe sapun. Fërkoni duart mirë, edhe në mes gishtave dhe rreth thonjve për 20 sekonda. Shpërlani duart.
  • Mbuloni gojën dhe hundën me një pecetë kur teshtini ose kolliteni, pastaj hudheni pecetën në koshin e plehrave dhe lani duart. Nëse nuk keni një pecetë me vete, teshtini në bërryl më mirë se në duar.
  • Maskat e fytyrës ofrojnë një far lloj mbrojtje sepse nuk lejojnë shpërndarjen e teshtimës. Gjithsesi, ato nuk bllokojnë pjesët më të imëta që mund të kalojnë nga materiali i maskës. Maska gjithashtu ju lë sytë të zbuluara, kurse ka evidencë që disa virusi mund të infektojnë personin edhe nëpërmjet syve.
  • Kërko ndihmë mjekësore sa më herët nëse ke grip, kollitesh dhe ke vështirësi në frymëmarrje.
  • Gjatë vizitës së tregjeve lokale shmang kontaktin direkt me kafshët e gjalla dhe sipërfaqet që kanë qenë në kontakt me kafshët.
  • Nëse jeni në një zonë të prekur nga virusi, shmangni ngrënien e produkteve shtazore të papjekura dhe tregoni kujdes me ushqimin dhe mishin e papjekur, qumështin, ose organet e kafshëve.
  • Nëse jeni rikthyer nga një zonë e prekur në Kinë në dy javët e fundit, qëndroni në shtëpi dhe shmangni kontaktin me njerëzit e tjerë për 14 ditë. Kjo do të thotë të mos shkoni në punë, shkollë apo zona publike.
  • Nëse jeni kthyer nga një zonë e infektuar dhe keni një temperaturë të lartë, kollë, dhimbje të fytit ose vështirësi në frymëmarrje mos u largoni nga shtëpia juaj deri sa t’ju jepen këshilla nga një mjek.

LEXO EDHE:

Back to top button