Ja çfarë parash do të përdorë qeveria për të mbushur buxhetin e madh vitin e ardhshëm

Ja çfarë parash do të përdorë qeveria për të mbushur buxhetin e madh vitin e ardhshëm

Gazetar: Ile Petrevski 

Qeveria planifikon të mbledhë 4.6 miliardë euro, nga familjet dhe ekonomia. Prej tyre mbi 500 milionë euro janë rezervuar për paga për administratën, që paraqet një rritje prej pesë për qind nga viti i kaluar. Por, kjo është më së shumti për shkak të rritjes së numrit të të punësuarve nën ombrellën shtetërore, dhe jo për shkak të rritjes së pagave në mesin e zyrtarëve administrativë. Për trajtimin e krizës, Qeveria propozon të ndahen 250 milionë euro. Sa i përket investimeve kapitale që projektohen në nivel të lartë çdo vit, e më pas realizimi i tyre asnjëherë nuk kalon 80 për qind, për vitin e ardhshëm Qeveria planifikon të shpenzojë afër 800 milionë euro. Planifikon të ndërtojë rrugë, shkolla, kanalizime, ujësjellës dhe projekte të ngjashme. Por, sa do të shkurtohen nga këto para, do të dihet me rishikimin e parë të buxhetit, i cili bëhet rregullisht në mes të vitit.

Kostot e buxhetit për vitin 2023

567 milionë euro paga për administratën

250 milionë euro për krizën energjetike

790 milionë euro për investime kapitale

Çdo vit, propozim arka shtetërore e projektuar është më e madhe, se ajo e mëparshme.

“Përveç taksave dhe detyrimeve të tjera të qytetarëve dhe kompanive, sipas planit të Qeverisë, buxheti i shtetit do të mbushet edhe me huamarrje të reja. Emetimi i një eurobondi është i pashmangshëm, sepse vrima në arkën e shtetit shkon në 700 milionë euro. Gjithashtu, është planifikuar edhe huamarrje nga bankat vendase, si dhe kredi të reja për mbulimin e borxheve të vjetra do të merren edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare”.

Në vitin në vijim, një numër i mirë institucionesh dhe ekspertësh vendas dhe ndërkombëtarë parashikojnë se kriza ekonomike globale mund të thellohet. Megjithatë, qeveria pretendon se vitin e ardhshëm do të rritet numri i të punësuarve, do të rriten pagat, do të ulen dhe stabilizohen çmimet dhe kostot e jetesës./Alsatmk

LEXO EDHE:

Back to top button