Ja kur pritet t’i zbulojë trajneri Silvinjo emrat e futbollistëve të Shqipërisë për EURO 2024

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Silvinjo pritet të publikojë më 27 maj listën me lojtarët e përzgjedhur për Europianin e Gjermanisë.

Kjo pak ditë para se të nisë zyrtarisht edhe grumbullimi për kampin stërvitor që Kombëtarja do të zhvillojë në Austri.

Braziliani ka patur afro 40 emra në tavolinë nga të cilët do të përzgjedhë maksimumi 26, aq sa lejon UEFA për të grumbulluar në “Euro 2024”.

Rikujtojmë që Shqipëria është në grup  me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

LEXO EDHE:

Back to top button