Ja kur Spanja sfidon Kroacinë në finale të Ligës së Kombeve
Kombëtarja e Spanjës është në finale të Ligës së Kombeve. ‘Furia e Kuqe’ ka triumfuar me rezultat 2 me 1 ndaj Italisë, duke siguruar një sukses të madh në këtë kompeticion. Pino i dha avantazhin Spanjës pas vetëm 3 minutave, por Imobile i barazoi më pas shifrat në 1 me 1.
Kur u mendua se ndeshja do të shkojë në vazhdime, Hosellu e shënoi golin e fitores për Spanjën.
Në finale, Spanja do të përballet me kombëtaren e Kroacisë, me ndeshjen që do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 20:45, në stadiumin ‘De Kuip’. Ditë më parë, Kroacia mundi Holandën, me 4-2, pas kohës shtesë, pasi që sfida në kohën e rregullt u mbyll me barazim 2-2.







