Ja kush do të luajë në finale të Ligës së Kampionëve, sipas inteligjencës artificiale
“Finalja e ardhshme e Ligës së Kampionëve do të shohë përballjen mes Mançester Sitit dhe Bajern Munihut”. Ky është parashikimi i “Chat Gpt4”, i cili i ‘parapërgatit’ të gjithë futbolldashësit me triumfin e dytë radhazi të skuadrës së Pep Guardiolës, këtë herë ndaj bavarezëve (të cilët do të ndeshen me Lacion në 1/8 finale), pas atij të arritur edicionin e kaluar ndaj Interit në Stamboll.
Pas shortit të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, studiuesit e IULM në Milano i kërkuan inteligjencës artificiale të parashikonte rrugën e tri skuadrave italiane ende në këtë garë.
Nëse Interi, që pret një ndeshje të dyfishtë me Atletiko Madrid, “ka një shans të mirë për të kaluar në çerekfinale” (ndërsa “arritja në gjysmëfinale mund të jetë më e vështirë”), Napoli “mund të arrijë në gjysmëfinale nëse ia del për të kapërcyer Barcelonën në 1/8 finale.
Sipas këtij parashikimi, Lacio është e destinuar për humbje ndaj Bajern Munihut, edhe pse “në futboll asgjë nuk është e pamundur”, sikurse tha Feliks Magat.







