Ja se si Barcelona mund të firmos me Feliksin e Atletiko Madridit

Atletiko Madridi ka qenë gjithmonë i hapur për një largim për Joao Felix këtë verë, dhe ylli portugez i ka bërë pak të fshehta dëshirat e tij për t’u larguar gjithashtu. Por tani, topi është në fushën e Barcelonës. Pasi Feliks deklaroi se do të ishte një ‘ëndërr’ t’i bashkohej Barcelonës, Atletiko Madrid thuhet se ishte zemëruar me të.
Megjithatë, eksperti Fabrizio Romano shpjegoi se Barcelona do të përpiqet të nënshkruajë klientin e Horhe Mendesit këtë verë, megjithëse ai po ashtu i tha “Cadena SER” se për momentin, një marrëveshje ishte e pamundur. Ai vazhdoi duke thënë se afati i transferimeve ishte e gjatë dhe se në korrik, kjo situatë mund të ndryshojë. Sipas mediave “Relevo” dhe “Diario AS”, Atletiko Madridi ka dhënë dritën jeshile për marrëveshjen. Formula e mundshme që do t’i lejonte Barcelonës të bëjë një lëvizje për Feliks është një marrëveshje huazimi me një opsion blerje.
Nëse Barcelona mund të përballojë me të vërtetë pagën e Feliksit, është një pyetje tjetër. Nuk ka garanci se ai do të ishte titullar për Barcelonën dhe me pagën e tij më të madhe se 10 milionë euro, ai nuk do të përshtatej në strukturën strikte të pagave që ka zbatuar drejtori i futbollit Matju Allemani. Përveç kësaj mund të ndodhë që “Los Colchoneros” të detyrohen të paguajë disa nga pagat e tij për të realizuar një marrëveshje. Për më tepër, Barcelona ende nuk i ka regjistruar nënshkrimet e tyre të reja deri më tani.
Duke qenë se ka një vullnet nga të gjitha palët, presidenti i Barcelonës Zhoan Laporta është i vetëshpallur tifoz i Feliksit, një marrëveshje është gjithmonë e mundur. Nëse kjo ndodh, pa dyshim që do të ketë disa negociata të vështira përpara.