Ja se si të ruani hidratimin e trupit përgjatë këtyre ditëve të nxehta

Ja se si të ruani hidratimin e trupit përgjatë këtyre ditëve të nxehta

Në ditët e nxehta, hidratimi i duhur është thelbësor për ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies. Temperaturat e larta na bëjnë të humbasim më shpejt ujë dhe elektrolite, duke rritur rrezikun e dehidratimit dhe dobësisë.

Gjatë verës, ky rrezik bëhet më i lartë dhe është veçanërisht i rrezikshëm për të moshuarit. Ja disa nga simptomat më të zakonshme të dehidratimit:

-Etje e shtuar

-Buzë të thata dhe të çara

-Mungesë oreksi

-Dhimbje koke

-Mukoza e thatë në gojë dhe gjuhë

-Pështymë e çrregullt

-Nervozizëm dhe lodhje

-Ulje e presionit të gjakut

-Marramendje

-Kapsllëk

-Ngjyra e urinës që errësohet

Sasia e ujit që duhet të konsumojmë varet nga faktorë të ndryshëm, si mosha, gjinia, aktiviteti fizik, pesha dhe temperatura e ambientit. Në përgjithësi, burrat duhet të konsumojnë rreth 2.5 litra ujë në ditë, ndërsa gratë rreth 2 litra, këtu përfshihet edhe ujin që marrin nga ushqimet dhe supat.

Në verë, rekomandohet të pini të paktën 30 ml ujë për çdo kilogram të peshës trupore. Në ditët më të nxehta, nevojiten deri në 3 litra ujë në ditë.

Është mirë që lëngjet të jenë në temperaturë rreth 15 gradë Celsius, pasi uji në këtë temperaturë përthithet më mirë nga trupi. Shmangni pirjen e ujit me akull, pasi mund të shkaktojë shok nga nxehtësia.

Tek të moshuarit, nevoja për ujë ndryshon dhe duhet përcaktuar më saktë. Për ta, rekomandohet 100 ml ujë për çdo 10 kg të peshës trupore për 10 kg e parë, 50 ml për 10 kg të dytë dhe 15 ml për peshën që mbetet.

Gjithashtu, është e rëndësishme të rimbushim elektrolitet që humbasim gjatë djersitjes. Pijet izotonike ose përzierjet e bëra në shtëpi me limon dhe mjaltë ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të natriumit, kaliumit dhe magnezit.

Një mënyrë natyrale për t’u hidratuar janë edhe frutat dhe perimet me përmbajtje të lartë uji, si luleshtrydhet, pjepri, kastraveci dhe portokalli. Në të njëjtën kohë, është mirë të shmangim ushqimet e yndyrshme dhe të rënda.

LEXO EDHE:

Back to top button