Ja si qëndrojnë gjërat tani në shtetet kyçe për Senatin

Ja si qëndrojnë gjërat tani në shtetet kyçe për Senatin

Beteja midis demokratëve dhe republikanëve për kontrollin e Senatit të SHBA, do të zbresë në disa gara të ngushta që mund të luhaten në drejtimin e secilës palë.

Aktualisht, sipas rezultateve, demokratët mbajnë 48 vende dhe republikanët 47, transmeton Telegrafi.

Demokratët duhet të arrijnë në 50 për të mbajtur kontrollin e Dhomës, ndërsa republikanët kanë nevojë për 51 – kjo sepse kur është 50-50, zëvendëspresidentja Kamala Harris jep votën vendimtare për demokratët.

Akoma nuk dihet fituesi dhe rezultati është i ngushtë në Arizona, Georgia, Nevada dhe Wisconsin. Alaska gjithashtu nuk ka fitues, por ky dy përfaqësues republikanë që konkurrojnë.

Ja si qëndrojnë tani gjërat:

Gara e Arizonës po anon drejt senatorit demokrat në detyrë Mark Kelly, me 93 për qind të votave të numëruara nga qendrat e votimit.

Në Nevada, republikani Adam Laxalt kryeson para demokrates Catherine Cortez Masto, por shumë vota mbeten ende për t’u numëruar.

Në Wisconsin, rezultati është shumë i ngushtë për të vendosur një fitues, por republikani Ron Johnson ka një epërsi të lehtë kundër demokratit Mandela Barnes.

Pra, me rezultatet kaq të ngushta, të gjithë sytë do të kthehen sërish nga Gjeorgjia.

Aktualisht, duket se asnjë kandidat nuk do të kalojë pragun e 50 përqindëshit të nevojshëm për të fituar, që do të thotë se senatori Raphael Warnock dhe kundërshtari i tij republikan, Herschel Walker, ka të ngjarë të shkojnë në balotazh.

Këto zgjedhje do të mbahen në fillim të dhjetorit. Pra, nëse as republikanët dhe as demokratët nuk mund të marrin shumicën, Gjeorgjia do të jetë çështja numër një e të gjithëve për katër javët e ardhshme.

LEXO EDHE:

Back to top button