Jahiu: Komisioni nuk ka marrë parasysh kushtet e shkollave për mësimin me prezencë fizike

Samet Jahiu kryetar i Shoqatës së Arsimtarëve Shqiptarë në Kumanovë, i ftuar në emisionin “Rruga drejt” në Alsat me temën e procesit mësimor, tha se procesi ka dështuar që ditën e parë, prej sot. Ai theksoi se duke parë këtë situatë, bojkoti veç është bërë fakt i kryer, sepse platforma online sot nuk ka funksionuar. Ai ndër të tjera tregoi sesi Komisioni nga Ministria e Arsimit ka zbritur në terren për të verifikuar kushtet për mësim me prezencë fizike, në shkollë kanë dhënë përgjigje pozitive, ndërsa në fund fare asnjë shkollë në komunën e Kumanovës nuk ka marrë lejë për mësim me prezencë fizike.


“Platforma që sot ka dështuar, që ditën e parë, kjo na detyron që sot se duhet ta bojkotojmë këtë mënyrë mësimi. Çdo prind nuk ka vetëm nga një fëmijë në shkollë, por 4-5, ku do i gjej ai 4-5 kompjuterët, ndërsa telefonat në këtë platformë nuk funksionojnë. Pastaj asnjë familje nuk ka nga 4-5 dhoma për të mbajtur mësim online. Kanë ardhur komisionet për të verifikuar kushtet e shkollave për mësim me prezencë fizike, në terren kanë thënë ok, pastaj asnjë shkollë nuk ka marrë lejë për mësim me prezencë fizike-tha Jahiu

LEXO EDHE:

Back to top button