Jahti fluturues do të bëhet realitet në vitin 2023
Vizionari francez Alain Tebo ka projektuar jahtin e parë fluturues me hidrogjen, i cili duhet të bëhet realitet në vitin 2023.

Pas projektit është startup-i zviceran Jet ZeroEmission i cili është bashkuar me partnerët Zenith Marine dhe DWYN për të zhvilluar një strukturë të re lundruese pa emetime. Jahti fluturues do të zbulohet vitin e ardhshëm në Dubai dhe fluturimi i tij i parë pritet gjatë konferencës së klimës COP28 në nëntor 2023 në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Jahti do të jetë 10 metra i gjatë dhe do të ketë hapësirë të mjaftueshme për 13 persona, përfshirë edhe kapitenin. Ajo që e bën atë të veçantë nga superjahtet e tjera në treg është se mund të fluturojë / notojë mbi sipërfaqen e ujit. Jahti do të mbahet mbi ujë falë hidrogliserëve, të cilët kanë një funksion të ngjashëm me krahët e avionëve. Ata mund ta ngrenë jahtin deri në 0.9 metra mbi ujë. Ai do të jetë i pajisur me softuer automatik që mundëson kontroll të lehtë të shpejtësisë dhe lartësisë së lëvizjes.
Ai do të jetë në gjendje të arrijë një shpejtësi prej 74 km/h, shkruan Interesting Engineering.