Jakin: Duam të performojmë si ekip dhe ta bëjmë kombin tonë krenar

Seleksionuesi i kombwtares së Zvicrës, Murat Jakin është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes me Serbinë. Trajneri helvetik ka thënë se Shaqiri do të jetë gati për ndeshjen e nesërme.

“Shaqiri dhe Okafor janë stërvitur mirë dhe janë gati për të luajtur. Elvedi dhe Sommer kanë pasur një natë të shqetësuar, por do të jenë gati edhe nesër. Nesër do të jetë një lojë krejtësisht tjetër.

Duhet të luajmë edhe më me guxim dhe në sulm, atëherë jam i bindur se do të kemi shanset tona. Ne jemi të përgatitur mirë. dhe synojmë vetëm fitoren.

Çështjet politike tani janë diskutuar mjaftueshëm. Ne zbehim gjithçka tjetër dhe duam të performojmë si ekip dhe ta bëjmë kombin tonë krenar” ka thënë Murat Jakin. /Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button