Jakup Krasniqi mbetet në paraburgim

Jakup Krasniqi do të mbetet në paraburgim deri në seancën e radhës. Ndërkohë që gjatë seancës së sotme ai disa herë përsëriti se ndaj tij është bërë padrejtësi e madhe, dhe se disa nga masat që janë ushtruar ndaj tij janë të papranueshme.

“Kur në jetën time nuk i kam bë dikujt aq padrejtësi sa më është bërë mua sot, kur më sollën mua nga burgu deri këtu. Këto masa të juaja mund të jen të përshtatshme për kriminelët por jo dhe për mua. Unë deri më tani kam shkruar 15 libra dhe prokuroria i ka librat e mia. Unë nga katër nëntori e deri më tani më është bërë aq shumë padrejtësi saqë s’ka askush që mund ta arsyetoj”, tha Krasniqi.

LEXO EDHE:

Back to top button