Jakupi: Papunësia dhe pagat e ulëta, shkak për largimin e të rinjve

Ndër faktorët kryesorë që detyrojnë të rinjtë të braktisin vendin e tyre dhe të marrin rrugën drejt vendeve më të zhvilluara evropiane, janë shkaqet ekonomike, gjegjësisht papunësia dhe pagat tejet të ulëta. Kështu u shpreh në “Rruga drejt”, Vaide Jakupi, sekretare e Parlamentit Studentor të UEJL-së Sipas saj edhe më tragjike është se ka raste kur të rinj të diplomuar bien në depresion, për shkak se nuk mund të gjejnë një vend punë.

“Është shumë e rëndë të shohësh një grua e cila i ka fëmijët të sapo diplomuar dhe nuk mund të gjejnë një punë dhe gjithashtu nuk merrte as ndihmën sociale edhe pse i takonte. Ndërsa edhe më e rënda ishte se po shihja një moshatar si unë i cili kishte rënë në depresion. Të gjitha këto janë pasoja sociale nga papunësia. Prandaj sipas meje faktorët kryesorë të cilët ndikojnë në shpërnguljen e të rinjve nga vendi, është forca ekonomike dhe një kahe tjetër që mund të përmend është se ka edhe femra të cilat janë të punësuara, por edhe këto braktisin punën dhe shpërngulen nga vendi për shkak se niveli i pagës është shumë i ulët dhe nuk u mjafton. Andaj do të them përfundimisht se jeta këtu është e shtrenjtë ndërsa pagat janë të ulëta”, deklaroi Vaide Jakupi, sekretare e Parlamentit Studentor të UEJL-së.

LEXO EDHE:

Back to top button