“Jam krenar për futbollistët e mi, me mënyrën se si ata konkurruan”
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, komentoi në “Sky Sports” barazimin 2-2 kundër Man. Sitit, pavarësisht se e ruajti epërsinë deri në fundin e kohës shtesë.
“Jam absolutisht krenar për këtë rezultat. Mënyra se si lojtarët luajtën në kushte normale më lumturon. Ishte e vështirë ndaj Man. Sitit, sepse nuk është rastësi që ata nuk kanë humbur në shtëpi prej 40 ndeshjesh. Pastaj konteksti në të cilin u gjendëm, duke luajtur me 10 lojtarë për 55 minuta, sigurisht që ndikoi në ndeshje. Kjo tregon historinë dhe karakterin e lojtarëve të mi, ndaj jam jashtëzakonisht krenar për ta. Kur mbijetoni për kaq gjatë, 97 minuta lojë, dhe më pas barazoheni në minutën e 99-të, sigurisht që lë zhgënjim. Megjithatë, nuk mund të mos jem krenar për lojtarët e mi dhe mënyrën se si ata konkurruan”.