Jamal dërgon mesazh pas fitores: E rëndësishme të flasësh në fushë

Spanja shkoi në finalen e Ligës së Kombeve, pasi mposhti 5 me 4 Francën. Ndeshja gjysmëfinale pa një spektakël të vërtetë në fushë ku 7 gola u shënuan vetëm në pjesën e dytë. Dembele nuk bëri aq sa pritej, ndërsa e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Jamal. Të dy janë pretendentët kryesorë për fitimin e Topit të Artë.

“E rëndësishme është të flasësh në fushë”, u shpreh Jamal pas fitores me Francën. Talenti i Barcelonës dy gola, që dërguan Spanjën në finale.

Sfida e fundit e këtij kompeticioni do të luhet të dielën. Spanja do të përballet pikërisht ndaj Portugalisë, më 8 qershor ora 21:00.

LEXO EDHE:

Back to top button