Jamal dhe Rudigeri, si miliona myslimanë nisin Ramazanin
Lamine Jamal ka publikuar një foto në Instagram për nisjen e Ramazanit, që këtë vit zgjat nga 19 shkurti deri më 20 mars. Talenti i Barcelonës e ka respektuar edhe sezonin e kaluar agjërimin si me klubin, ashtu edhe me kombëtaren.
Ramazani është muaji i nëntë dhe më i shenjtë islam, ku agjërohet nga agimi deri në perëndim: ndalohet ushqimi, pijet (edhe uji), duhani dhe marrëdhëniet intime. Agjërimi nis pas Syfyr dhe prishet në Iftar. Sportistët elitarë zakonisht agjërojnë, megjithëse Jamal mund ta shtyjë në ditët e ndeshjeve me leje fetare.
Në vitin 2025 ai tha për DAZN, në bisedë me Alberto Ovono:.
“Uri nuk ndjen. Gjëja më e rëndësishme është hidratimi dhe kjo është diçka që e kontrolloj shumë mirë me klubin. Në orën pesë të mëngjesit zgjohem për t’u falur. Marr elektrolite, që të hidratojnë shumë gjatë ditës. Kur vjen koha për të ngrënë, përpiqem të mos konsumoj sheqer dhe të pi shumë ujë… Gjithçka është shumë e kontrolluar”.

Edhe Antonio Rudiger i Real Madridit tregon për muajin e Ramazanit.
“Jam mësuar. Nuk ha dhe nuk pi asgjë, e respektoj në mënyrë rigoroze. Nuk është e lehtë, por stërvitesh, forcon mendjen dhe në fund ia del. Është një nga armët e mia kryesore, mentaliteti, në fund të fundit respektimi i Ramazanit nuk është problem për mua. Flas me nutricionistin, kjo është gjëja më e rëndësishme; të di çfarë duhet të ha dhe sa duhet të pi… Nëse flas me Pintus, ai do të më bëjë të vrapoj dhe unë do ta dëgjoj, prandaj më mirë flas me nutricionistin”.







